Arbër Zeneli sot ishte vendimtar me një asistim që në fund doli të jetë edhe i pikëve të plota për skuadrën turke, Adana Demirspor në duel me Antalyaspor që u mbyll 2-1 në të mirë të vendasve.
Sulmuesi i krahut që hyri në lojë në minutën e 39-të dhe asistoi për golin e 2-0 në fundin e pjesës së parë.
Ky ishte asistimi i parë për Zenelin në këtë edicion në Superligën e Turqisë.
28-vjeçari luajti deri në fund të ndeshjes dhe ishte paraqitja e tij e 10-të.
Te Antalyaspor luajti Zymer Bytyqi nga minuta e parë, por që u zëvendësua pas 45 minutash.