Çeku: Shteti i Kosovës i braktisi heronjtë e tij në Hagë

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka drejtuar kritika të ashpra për sjelljen përjashtuese të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj spektrit tjetër politik në vend.

Ai në një rrëfim ekskluziv për TV Arbërinë u ka bërë thirrje të dy liderëve shtetërorë të tregojnë më shumë respekt dhe konsiderata ndaj atyre që kanë kontribuar në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, veçanërisht heronjve të gjallë, që aktualisht gjenden padrejtësisht në Hagë.

Ai ka thënë se është detyrë madhore e institucioneve të Kosovës që të angazhohen që të rrëzohet kjo aktakuzë.

“Unë këtë proces e shoh si shumë të dëmshëm për historinë tonë, të ardhmen tonë. Shumëkush po i qaset këtij sidomos qeveria se disa individë janë në Hagë, nuk është absolutisht duke u gjykuar Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, por këtu është gjykim, është lufta jonë. Akuza është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Një shtet normal që e kupton se çfarë do të thotë kjo të merr një definicion se lufta jonë është e tillë është shumë e dëmshme për historinë tonë dhe të ardhmen tonë…Qasja e shtetit nuk është serioze, nuk po kuptohet çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur kjo…Të jenë shumë të kujdesshëm se çka po ndodh në Hagë që të punojnë shumë me diplomacinë që të rrëzohet ajo akuzë”, tha ai.

Se si duhet të veprohet në këtë rast ai ka marrë shembullin e Kroacisë. Tre gjeneralët kryesorë të ushtrisë kroate për shkak të rolit të tyre në operacionin “Stuhia”, qenë akuzuar me një aktakuzë identike. Mirëpo, atëbotë shteti kroat u mobilizua i tëri, duke përfshirë diplomacinë, sportin, kulturën madje edhe kishën, me qëllim që ta rrëzojë një aktakuzë të tillë.

Ndërkohë, përpos familjarëve të atyre që ndodhen në Hagë, institucionet e Kosovës po i veçon një heshtje dhe indiferencë e çuditshme, të cilën ai e ka quajtur një heshtje të papranueshme.

Çeku ka komentuar edhe deklarimet e krerëve të shtetit në lidhje me ndonjë sulm të ri nga Serbia, ngjashëm me atë terrorist të 24 shtatorit në Banjska.

“Ajo nuk përjashtohet. Është e drejtë kur thonë ashtu përderisa Serbia e ka qëndrimin aktual dhe ka ndërtuar narrativë siç e ka ndërtuar se Kosova është pjesë e saj, ne jemi të kërcënuar nga Serbia dhe nuk mund të themi nesër ndodh diçka se ne jemi befasuar. Nuk kemi të drejtë të themi askush prej nesh, aq më pak krerët e shtetit”, ka thënë Çeku.

Më të fundit

Jessica Simpson duket elegante me një veshje të zezë prej lëkure, teksa del për blerje Krishtlindjesh

Jessica Simpson ishte elegancë e showbizit edhe kur doli për të kryer punët në...

Edona James flet për mungesën e babait: S’e kam ditë kurrë çka është baba, s’du me ia pa sytë

Edona James i rrëfehet Ardin dhe Mirdonin në dhomën e gjumit, për eksperiencat e...

Mariah Carey mahnit me daljen e saj elegante në Aspen

Mariah Carey shkëlqen teksa shijon blerjet e Krishtlindjeve në minutën e fundit në Aspen,...

Jennifer Lopez duket plot stil me xhinse të gjera, teksa bën pazarin e festave me nënën e saj

Bombës 54-vjeçare, e cila u pa duke bërë blerje të premten gjithashtu, iu bashkua...

Të ngjashme

Damati: Mesatarisht 8 vjet u duhen gjykatave për ta zgjidhur një lëndë

Avokati Musa Damati ka thënë se lëndët që më së shumti zgjasin në gjyqe...

Ardhja e bashkatdhetarëve, raportohet për kolona dhe pritje deri në një orë në pikat kufitare

Festat e fundvitit kanë bërë që shumë bashkatdhetarë të vijnë në Kosovë për t’i...

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Shtimi...

Rektori Hajrizi nderohet me Pllakën e Artë të Universitetit “Nova univerza” në Lubjanë të Sllovenisë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me Pllakën e Artë të...

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, më tepër se dy orë pritje te Dheu i Bardhë

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë koha e pritjes për të hyrë në...

Profesori Berishaj: Historia e Serbisë, e bazuar në mashtrime e propagandë, është plagjiaturë

Profesor Nikollë Berishaj, ka komentuar gjerësisht situatën politike në Ballkanin  Perëndimor. Berishaj tha se edhe...